Në “Santiago Bernabeu” do të luhet takimi i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Të dy ekipet janë pretendente për të fituar trofeun, ndaj përballja mes tyre është një nga më interesantet e kompeticionit.

Ky takim do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.