Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një album me foto nga restaurimi i 68 objekteve në Qendrën historike të Vlorës, i cili pritet të përfundojë brenda muajit qershor. Në fotot e publikuara nga Kryeministri Rama pasqyrohet ndryshimi rrënjësor i zonës historike të qytetit bregdetarë.

“Vlora zona historike“-, shkruan Kryeministri Rama për fotot e publikuar ku duket ndryshimi rrënjësor i objekteve të restauruara në këtë zonë.

Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.

E gjithë zona është përshtatur me elementët e dikurshëm, që nga ndriçimi e deri tek kanatat e dritareve, ndërkohë që është ndërtuar nga e para sistemi i kanalizimeve. Punimet e Qendrës Historike të Vlorës pritet të përfundojnë në vjeshtë, dhe banorët shpresojnë që kjo qendër të kthehet në një atraksion turistik.