Kryeministri eshte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu përballë panelit të analistëve Artan Hoxha, Klodiana Lala, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj.I pyetur për foton në Elbasan me Ardian Çapajt, Rama u shpreh se personat e ndodhur në hotelin ku kryeministri po zhvillonte eventin i kerkuan foto dhe ai pranoi.

Pjesë nga biseda

Rama: Është një ambient që nuk është ai i zakonshmi i mitingjeve. Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur këta persona zotëria, a zonja se mbaj mend, dhe më thanë a mund ta bëj një foto. Nuk është hera e parë që kam shkuar në atë hotel, sepse ai hotel ka një sallë konferencash.