Vitet që mban mbi supe për aktoren nga Tajvani, Chen Meifen janë thjesht numra, edhe pse është 63-vjeç, ajo duket si të ishte në të 30-at e saj. Meifen ka ndarë më 5 milionë ndjekësit e Facebook-ut sekretet e “rinisë së përjetshme”.

Qëkur u kurorëzua mbretëreshë bukurie 40 vite më parë, Chen nuk ka hequr dorë nga dieta e mirëpërcaktuar ushqimore dhe palestra. Sipas saj, sekreti qëndron te supa e xhenxhefilit, e konsumuar çdo mëngjes, yoga e përditshme dhe akullorja “durian”, ëmbëlsira e saj e preferuar.