Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin 702 milionë e 223 mijë lekë që mbyllet me 20 mars 2019.

Zona për të cilën realizohet ky studim, ndodhet pranë Liqenit Artificial tëTiranës, në një distancë afërsisht 2.6 km. Zona në studim paraqet një interes të veçantë pasi është një hapësire unike. Në afërsi të zonës në studim ndodhen landmarke dhe objekte banimi. Në veriperëndim dhe juglindje zona kufizohet nga komplekse banimi, në jugperëndim dhe jug nga toka natyrore dhe në veri, Unaza e Madhe e ndan atë nga Liqeni Artificial.