Frika nga Coronavirusi bëri që disa nga ndeshjet e kësaj jave në Serie A të zhvillohen pa tifozë. Një ndër duelet në fjalë është edhe Milan-Genoa e cila do të luhet ditën e dielë në orën 12:30 në stadiumin “San Siro”. Në fakt të shumë kanë qenë ata që kanë abonime vjetore dhe interesimi për këtë sfida ka qenë i madh.
Pikërisht për këtë arsye Milani ka marrë një vendim pozitiv për tifozët, teksa njofton se të gjithë tifozët që kanë marrë bileta për ndeshjen me Genoan të dielën, do të rimbursohen. Një veprim shembullor ky i klubit të Milanit që është skuadra e dytë me numrin më të madh të tifozëve këtë sezon pas Interit në futbollin Italian.