Një tjetër debat tjetër u zhvillua mes këshilltarit ligjor të presidentit Bledar Dervishaj dhe analistit Frrok Çupi. Debati nisi kur po flitej për Gjykatën Kushtetuese.
Gjykatën Kushteuese dhe Reformën në Drejtësi e kanë në dorë Amerika. Shpresoj ta bëjnë siç duhet- tha analisti Frrok Çupi.
Gjykata Kushtetuese është e shqiptarëve. Kush e vonoi për dy vite formimin e KED-së, kush e bëri jo funksionale Gjykatën Kushtetuese- ndërhyri Dervishaj.
Ju qenkeni që i jepni këto shifra presidentit. Këto shifra janë për aritmetikë, kurse nuk bëjnë në politikë. Ju ndihmokeni në çmendjen e presidentit- iu kundërpërgjigj Çupi.