Në moshën 38 vjeçare, portieri Iker Casillas, ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij futbollistike.
Legjenda spanjolle i komunikojë ditën e sotme, presidentit të Portos vendimin për t’u tërhequr nga futbolli.
Ish-portieri i Real Madrid do të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit duke paralajmëruar kështu vendimin e mbylljes së karrierës në fushën e futbollit.
Casillas konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit dhe njëri prej futbollistëve më të suksesshëm në histori. Ai ka fituar 5 kampionate spanjolle, 3 Liga të Kampioneve me Real Madridin, skuadrën që i dedikoi pjesën më të madhe të karrierës. dhe 2 kampionate europiane dhe 1 Kupë Bote me Spanjën.
Përveç trofeve me ekipet e tij dhe Spanjën, Casillas është shpallur 5 herë “Portieri më i mirë i vitit”. Për reflekset e jashtëzakonshme dhe heroizmin në fushë, tifozët e Realit i vendosën nofkën “San Iker”.