Top Story në TCH, ofroi për tre javë rresht rrëfimin e Zylfie Haklajt për një ndër sagat më të përg jakshme e më trag jike të tranzicionit, atë të 150 vra sjeve në Tropojë, para dhe pas viteve 2000, ku në qendër ka qenë pikërisht familja Halkaj. Gjysmë e shuar, me ekz ekutime dhe në fis, nga më mak abret, në fund dhe me një kullë të rrafshuar pas go ditjeve me gran atahedhës e tritol, ndarë këto sa nën qeverisjen e Metës, Nanos e fund Berishës, si prologu e si epilogu i rrëfimit të dy grave të mbetura të Haklajve, përcillnin një emër si nxitës e frymëzues të asaj ploje: Sali Berisha.
E ndërsa ndodhte kjo, ky i fundit vijonte të sokëllinte të zakonshmet e tij 30-vjeçare në një studio televizive, para një prej sojit të gazetarëve me urrejtje patologjike e deri irracionale ndaj Ramës, të cilët, jo vetëm për këtë arsye, por më tepër nga morali dhe etika e cungët gazetareske, gjithashtu dhe nga defiçencat profesionale, vazhdojnë të ushqehen vetë, e të ushqejnë publikun gjithashtu, më e pakta me padobishmërinë monumentalë të Berishës, më e shumta me helmatisjen e tij etike që vijon të përhapë rregullisht ç’prej 30 vitesh. Eshtë njeri që në mos politikisht, as intelektualisht nuk ke ç’përfiton prej tij, e për këtë mjafton të shohësh se si e shfrytëzon kohën pas-pushtet. Do përligjej një ftesë në studio për të, nëse ajo çfarë do thoshte do ishte një përcjellje përvojash, eksperiencash, analiza për aksh çështje, një urtësi politike mbi të gjithë, blatuar me këshilla për brezat që do vijnë në politikë.
Kjo është e pamundur, siç është e pamundur t’i hasësh qoftë dhe një thënie, një postulat, një citat me vlerë të gjithëkohshme, nga i gjithë ligjërimi i tij prej tre dekadash. Por ky kriter nuk ekziston te ata që e mbajnë “në jetë” Berishën, të cilët lëngëzojnë para tij, pa qenë kurrë të aftë që të paktën ta sfidojnë me pyetje. Le të guxojë kush ta pyesë për Haklajt, ashtu siç nuk kanë guxuar ta pyesin dhe për të tjera çështje të mprehta që lidhen ndër vite me personin e tij, ku veçojnë ato që e akuzojnë për vr asës. As për të kaluarën e tij komuniste s’kanë guxuar dot ta pyesin. Kohë më parë, një showman i inatçuar me Ramën, ishte gazmend para tij në studio, a thua se kishte përpara një të ftuar artist e jo njeriun me një barrë mëkatesh në 13 vite qeverisjeje, ku veçojnë pra dhe aku zat për vr asje – Remzi Hoxha, 21 Janari, e Haklajt së fundi.
E po ky showman, pasi u hargalis me Berishën, i skërmiti dhëmbët një zonje, ish-ministres Lindita Nikollit, e pakoment së paku në etikë publike, edhe në mos e patçi bërë mirë punën. Kjo do pasohej më vonë në një tjetër studio, ky dy figura publike, deri diku ende periferike por me shenja delirantizmi, zgjodhën po ashtu të hargalisen me Berishën, e këtë për “inat të Ramës”. Por a ndodh kjo me Ramën? Sigurisht që jo. Ka një asimetri të dukshme të sjelljes gazetareske ndaj të dyve. E nëse ndaj Berishës i kanë vënë vetes një kufi që s’duhet shkelur, me Ramën ky kufi nuk ekziston. Nuk besohet të ketë çështje, qoftë dhe për ca të jetës private, për të cilën Rama nuk ka qenë i detyruar të flasë si pasojë e llogarikërkesës gazetareske, por njeriu që sot qeverisë Shqipërinë, sigurisht me një mal gabimesh, në daç dhe implikimesh, në daç dhe në “aleancë me kri min”, së paku nuk aku zohet nga ndokush për vr asje. Ndërsa përballë tij, Berishës, shpirtra njerëzor të rrëgjuar nga dhimbja, i atribuojnë vr asje. Sigurisht, duhet të jetë drejtësia ajo që ta thotë të vërtetën, por një gazetarie me cipë i takon të mbajë një qëndrim dreqi e mori; atë, që në emër të etikës profesionale, por dhe cipës njerëzore, të mos ftojë në studio një njeri të ak uzuar për dhjetra vr asje. Vetëm nëse në skaletën e pyetjeve kanë dhe sosh në emër të aku zatorëve, për vra sjet që i atribuohen. Përndryshe, janë bashkëfajtorë në kr im, ndonëse thjesht amoralisht! (Tesheshi)