Moderatorja e njohur Roza Lati ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur pse deri më tani nuk ka vendosur të martohet. Një tjetër i ftuar ishte dhe gazetari Flavio Qarri, po për të njëjtën arsye. Moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur këtë të fundit se kë do donte për grua nga vajzat që ishin të ftuara në panel dhe Roza ishte zgjedhja e tij! Ai ka treguar se Roza do ishte e vetmja me të cilën do ndihej rehat. “Do zgjidhja Rozën, sepse do ishte e vetmja me të cilën do isha rehat” tha Flavio dhe dyshja u përqafuan. Të njëjtën zgjedhje bëri dhe Roza duke zgjedhur Flavion për burrë.