Mbrëmjen e së dielës luhet “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Në kuadër të supersfidës, liga spanjolle ka bërë një gjest mjaft të bukur, teksa për t’i ardhur në ndihmë Kinës për shkak të Co ronav irusit, ka ftuar në stadium klubin e qytetit, ku u përhap vi rusi.
Ekipi i Wuhan Zall, që është pjesë e Superligës kineze, ka kryer fazën përgatitore në Spanjë dhe nuk ka qenë në Kinë, kështu që është ftuar për të ndjekur mbrëmjen e së dielës Real-Barcelona. Siç e thamë, objektivi i ligës spanjolle është mbështetja e njerëzve në Kinë, ku vir usi ka shk aktuar mbi 2500 vik ti ma.