Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku po festojnë këtë vit Shën Valentinin e tyre të parë.
Aktorja e bëri të ditur lidhjen e saj të re rreth dy muaj më parë, ndërsa në rrjete sociale nuk kanë munguar herë pas here deklaratat e ëmbla të dashurisë. Sot, Rudina e uroi partnerin me foton më të bukur, ku shfaqej e mbështetur tek shpatullat e tij.
Krahas pozës, ajo kishte shkruar “Gëzuar Shën Valentinin“, ndërsa fotoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Mirëpo, as Marku nuk e kaloi këtë Shën Valentin pa gjeste të ëmbla për partneren, duke na lënë të kuptojmë se janë të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin. Ish-deputeti i ka dhuruar Dembacajt një trëndafil të kuq si simbol të dashurisë së tij, ndërsa Rudina e ndau foton në InstaStory-n e saj. Gjithashtu, në një tjetër pozë me Frrokun, aktorja i dedikon atij fjalët speciale: “Pukjani i zemrës”- shkruan ajo.
Gjatë një interviste të mëparshme, Rudina rrëfeu se ka në plan të martohet me ish-deputetin dhe ta zgjerojnë familjen e tyre.