Brendon u ul në kafene dhe gjeti një mizë në kafen e tij. Ai i kërkoi kamarierit që t’i sillte një kafe tjetër. Pasi i erdhi filxhani i ri dhe mori një gllënjkë ai u zemërua. Brendon e kuptoi që kamarieri i kishte sjellë të njëjtën kafe që ishte më parë. Si e kuptoi ai se kamarieri i kishte sjellë të njëjtën kafe?
Nëse nuk e gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë: Kafeja “e dyta” ishte e ëmbël tashmë. Brendon kishte futur sheqer në kupën e tij të parë para se të gjente mizën.