Gjesti i këngëtares Shakira e cila nxorri gjuhën jashtë gjatë performancës së saj në Super Bowl, është kthyer në meme-n e ditës. Shumë njerëz e krahasojnë me kafshë, të tjerët me Spongebob, por përpos memeve qesharake, ka dhe njerëz të tjerë të cilët kanë dhënë një arsye më bindëse që shpjegon atë që ndodhi dhe pse.

Gjesti, i cili quhet “zaghrouta,” përdoret nga femrat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore gjatë një periudhe festimesh. Njerëzit kanë vënë në dukje se Shakira është gjysmë Libaneze nga ana e të atit, madje dhe emri i saj përkthehet në “mirënjohëse” në Arabisht.