Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti njoftoi konstituiimin e këshillit socialist dhe përfundimin e zgjedhjeve të reja të këshillit. Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ishte e shoqëruar në takim me Koordinatoren e PS-së Tiranë Elisa Spiropali dhe deputetin e PS-së Ervin Bushati. “Bashkë me Elisën dhe Ervinin zhvilluam mbledhjen organizative me familjen socialiste të njësisë Kashar dhe lagjes 14. Pas konstituimit të Këshillit Socialist dhe rikonfirmimin e Xhevairit në krye të tij, vendosëm objektivat për rritjen e anëtarësisë dhe theksuam prioritetin tonë për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm”, u shpreh Gjylameti.
Po ashtu, Gjylameti shtoi se Kashari dhe Lagjia 14 dhanë rezultate të larta që ishin vendimtare për zgjedhjet e 30 Qershorit, ritëm i cili nuk do të ndalet edhe 2021 për fitoren e socialistëve duke konfirmuar zonën edhe njëherë si bastion i familjes progresiste.