Sokol Cikalleshi ka realizuar një gol të bukur në ligën e parë të Turqisë mes Akhisarspor dhe Menemenspor.

Kjo sfidë pa kundërshtarët 3 futbollist shqiptar pasi bomberi kavajas aktivizohet me Akhisarspor , ndërsa me Menemenspor, luajnë dy ish të ekipit të Laçit, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Cikalleshi ka arritur të mposht personalisht dy patriotët e tij, pasi në minutën e 67 ka arritur të shënoi golin e dytë për Akhinsporin duke mposhtur portierin e kombëtares shqiptare Selmanin.

E megjithatë ekipi kundërshtar u përgjigj në fund të ndeshjes me dy gola përkatësisht në të 78′ dhe 89′ duke bërë që kjo ndeshje të mbyllej në barazim./oranews