Një lëvizje e bujshme mund të programohet në Premier League. Manchester City pritet të futet në një fazë tranzicioni të madh pas dënimit nga UEFA. Tekniku Pep Guardiola pritet të largohet në fund të sezonit duke mbyllur një kapitull të suksesshëm me “Qytetarët”.Emri që pritet të rinisë revolucionin është një specialist i Premier Leagues. Ish-tekniku i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, mund të marrë drejtimin e kampionëve që prej sezonit të ardhshëm, sipas asaj që shkruan The Express.

Tekniku argjentinas nuk ka marrë asnjë ekip pas largimit nga Tottenhamit. Ai përflitet për stolin e Bayern Munchen, Atletico Madridit, PSG-së dhe Milanit. Dëshira e tij është të vazhdojë në Angli, aty ku ka gjetur një “oaz” pas aventurës me “Spursat”.