Guardiola i beson Sterlingut, por frikësohet se në fuqinë e Real Madridit. Raheem Sterling raportohet se mund të jetë objektivi i Real Madridit, sidomos pas dënimit të Manchester Cityt nga UEFA, që është përjashtuar për dy sezone nga UEFA Champions League. Megjithatë, Pep Guardiola nuk është i brengosur me përkushtimin e Raheem Sterling për Manchester Cityn, edhe pse e di shumë mirë fuqinë e Real Madridit kur do një lojtar dhe dëshirën e futbollistëve të shumtë nëpër botë për ta veshur fanellën e bardhë.
“Të gjitha klubet e dinë se kur Real Madridi ose Barça trokasin në derë, klubet tjera duhet të frikësohen, do të jenë pak a shumë në probleme”, tha Guardiola. “Barcelona dhe Real Madridi janë ndoshta ekipet më të fuqishme sa i përket historisë dhe se sa të mirë janë. Kjo është normale dhe e kuptoj plotësisht”. “Por në anën tjetër, të gjithë e shohin përkushtimin e Raheem, në çdo ndeshje që kur kam ardhur. Ai kurrë nuk lëndohet dhe kur dëmtohet kthehet shpejt”.
“Ai është i përkushtuar në çdo ndeshje, në sulm dhe mbrojtje… është një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe është normale që klubet e mëdha e duan në skuadër”.