Erling Haaland ka qenë një hap larg Juventus-it dhe, siç ka bërë të ditur Tuttosport, në 2017-ën ai ka ndjekur ndeshjen mes bardhezinjve dhe Inter-it në Allianz Stadium, e përfunduar 0-0. Sulmuesi norvegjez i është ofruar edhe Inter-it dhe Roma-s, por bardhezinjtë kanë lënë mbrapa konkurrencën dhe kanë qenë një hap larg mbylljes së operacionit.

Haaland ka qenë vetëm 17 vjeç në atë kohë dhe Juventus duhej të paguante 3 milionë e 700 mijë euro për kartonin e tij, një shumë që është konsideruar e lartë për një 17-vjeçar. Ilbianconero.com ka zbuluar një prapaskenë tjetër në lidhje me Haaland dhe eksperiencën e tij në stadiumin e bardhezinjve. Atë mbrëmje, babai i futbollisti i ka blerë një kapele me logon e Juventus-it.

Operacioni dështoi në momentin e fundit, por e ardhmja e Haaland mund të jetë gjithsesi me bardhezinjtë ose kjo është të paktën shpresa e tifozëve të Zonjës. Një shpresë që mbështetet te kluazola 75 milionë euro e përfshirë në kontratën e norvegjezit me Dortmund-in, e cila do të mund të aktivizohet nga viti 2021. Dhe të mërkurën, pas ndeshjes me PSG-në në Champions, sulmuesi i ka “shkelur syrin” Juventus-it, duke thënë: “Do të doja të takoja Ronaldo-n dhe t’i thoja se jam një futbollist falë tij”.