Në muajin tetor, Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Lajmin ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se tashmë rrugët e tyre ishin ndarë dhe pas kësaj Mozzik u kthye të jetojë në Kosovë. Pas ndarjes, vogëlushja e tyre, Hana jeton në Zvicër me të ëmën dhe Loredana ndan shpesh foto dhe video të saj. Së fundmi, reperja ka publikuar një video, e cila na preku zemrat. Hana, teksa po sheh disa foto të së ëmës nga koncerte të rëndësishëm, tek njëra prej tyre, ajo vë re edhe të atin.
Sapo e sheh ajo i shkon pranë duke e përkëdhelur dhe thërret “Babi”. Në janar, vogëlushja festoi 1-vjetorin e lindjes dhe e ëma i organizoi një festë madhështore me shumë të ftuar, por aty u vu re mungesa e Mozzik. Pas ndarjes marrëdhënia e tij me Loredanën nuk është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në thumbat që lëshojnë herë pas here.