Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për “Thumb On” më shumë nga jeta e tij personale. Ai foli për marrëdhënien me Jonida Maliqin dhe ndarjen e tyre të shumëkomentuar, si dhe raportin aktual me Agron Llakajn pas hatërmbetjeve mes tyre. Gjithashtu, Romeo tregoi një histori shumë prekëse nga jeta e tij, e cila lidhej me një fans të cilin e kishte takuar rastësisht në rrugë.

“Unë dua të jap një mesazh, ka ndodhur një histori. Isha në një tabakino, shkova për të blerë cigare edhe djali që e shiste më tha “a mund ta paguaj unë këtë cigaren tënde”? Unë i thashë jo edhe ai më tha që “ti je arsyeja që unë qesh sepse mamaja ime është me sëmundje të keqe”- tregoi Romeo i përlotur. -“Realisht kjo gjë më bëri mua njeriun më të lumtur në botë. Kjo është gjëja më e bukur që mund të më ndodhë mua, domethënë unë për këtë gjë luftoj”- përfundoi aktori i prekur. Momentalisht, Romeo së bashku me të vëllain, Donaldin si dhe moderatoren Bora Zemani drejtojnë emisionin “Treshat” në “Tring”.