Dashi

Gjatë kësaj dite yjet do të jenë konfuze sa i takon dashurisë, ndaj bëni kujdes ndaj tradhtive, pasi mund të bini pre e tundimit, por shumë shpejt mund të pendoheni. Në punë, bashkëpunimet e reja, do të rezultojnë mjaft interesante.

Demi

Duhet të mundoheni që të shmangni ngarkesën e stresit, edhe sa i takon ndjenjave. Kjo do të thotë se duhet të shmangni kontrolle e tepërta dhe xhelozinë, e cila mund t’iu çojë në ekzagjerime. Në punë, nuk do të jeni shumë të motivuar si dhe nervozizmi do të ngrejë krye.

Binjakët

E mërkura do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi duke nisur nga fundjava situata do të përmirësohet në sajë të afrimit të Venusit në shenjën tuaj. Megjithatë gjatë kësaj dite do të jeni dembel, ndaj bëni mirë që të mos lodheni shumë. Bëjini gjërat me qetësi.

Gaforrja

Në punë mund të ketë ngadalësime, por ka edhe projekte të cilat duhen vlerësuar më mirë. Në sferën profesionale, duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi mund të ketë pasoja, sidomos në historitë e lindura prej pak kohësh.

Luani

Në raportin në çift do të ketë nervozizëm të dukshëm, por mos u fiksoni. Sa i takon punës mund të ketë vonesa ose anulime, ndaj bëni durim.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft të tensionuar sa i takon ndjenjave dhe emocioneve, veçanërisht nëse jeni duke jetuar një krizë në çift dhe ju duhet të bëni shumë kujdes. Në punë mundohuni që të mos jeni nervoz, pasi në fund do të rezultoni të suksesshëm.

Peshorja

Mund të ketë ndonjë të papritur ose vonesë në dashuri për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Do të përfshiheni në polemika dhe mund ti thoni mjaft një historie e cila nuk iu bind më. Në punë, dikush mund t’iu japë një ndihmë të madhe.

Akrepi

Kjo nuk është një periudhë e jashtëzakonshme për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos e teproni me pretendime dhe të tregoni vlerat tuaja. Në punë nuk do të vonojnë zgjidhjet, por edhe disa para të cilat i prisni prej kohësh.

Shigjetari

Në dashuri do të ketë nervozizëm të ndjeshëm, ndaj mundohuni që të rezistoni, pasi duke nisur nga pasditja gjërat do të përmirësohen. Megjithatë duhet të tregoheni të matur me shpenzimet, për shkak se ka shumë dalje.

Bricjapi

Kjo është një periudhë rimëkëmbjeje në nivelin sentimental. Jeni përballur me një zhgënjim në dashuri, por pavarësisht se mendoni se mund t’ia dilni vetëm, bëni mirë që të shikoni edhe përreth. Në punë besojini instinktit tuaj dhe kreativitetit i cili nuk ju mungon.

Ujori

Sfera sentimentale do të jetë më se e favoshme edhe për ata që janë vetëm, të cilat do të përballen me mundësitë e duhura. Në punë bëni kujdes ndaj propozimeve që do të merrni, shkruan noa.al. Mos besoni verbërisht, pasi do ju duhet të bëni kontrolle më parë.

Peshqit

Do të jeni disi nervoz, por kjo gjë nuk duhet t’iu bëjë që të tërhiqeni, pasi rrezikoni që të humbni mundësi të mira takimi. Mundohuni që të mos thoni çdo gjë që mendoni por vetëm ato që ju leverdis. Në punë bëni mirë që të mbani distancë e personat që ju inatosin.