Dashi- Afërdita planeti i dashurisë ndodhet në shenjën tuaj. Keni nevojë të shpreheni dhe të jeni në një lidhje dashurie. Kjo ditë ju favorizon në takime romantike flirte dhe njohje të reja. Demi- Dashuria për ju kalon nga stomaku. Kjo ditë do ju kujtoj kush ju ka plotësuar fizikisht dhe materialisht. Do kujtoni e do kujtoni .Mundet të keni edhe një lidhje të fshehtë apo ndjenjë platonike. Binjaket- Kjo ditë do jetë e bukur për ju pasi do jeni në një ambient ku do flirtoni vazhdimisht. Një person nga shoqëria juaj mund t’ju propozoj një takim romantik. Gaforrja- Për ju dita e dashurisë do jetë e vlefshme nëse vërtetë do merrni një propozim konkret për fejese apo martesë. Por edhe një publicitet për ju do ta vlerësoni si dashuri për punën tuaj

Luani- Dita e dashurisë do jetë perfekte për ju duke ju hapur mundësinë e udhëtimeve dhe kontakteve me njerëz që jetojnë larg po që i njihni në udhëtim. Virgjëresha- Dita e dashurisë për ju do jete një apologji shpirtërore duke ju bërë të vlerësoni në detaj kush ja vlen e kush jo. Nuk do i thoshit jo një momenti joshësh seksual. Peshorja- Dita e dashurisë për ju do ju gjej në antagonizëm me partnerin në çift. Do ndjeheni pak të paplotësuar por nëse toleroni do shijoni shumë

Akrepi- Për ju dita e dashurisë do jetë një ditë e gëzueshme duke lëvizur poshtë e lartë e duke flirtuar. Shigjetari- Ju do ta shijoni shumë ditën e dashurisë ,sidomos femrat në shenjën tuaj që do gjejnë një partner në shenjën e Dashit. Bricjapi- Do jeni me familjarët e mundshëm në ditën e dashurisë duke krijuar një ambient romantik në shtëpinë tuaj për partneret apo të dashurit. Ujori- Dita e dashurisë do ju bëje të papërballueshëm me mesazhet dhe mënyrën tuaj të prezencës apo komunikimit. Do flirtoni në rrjetet sociale ,udhëtime apo me telefonata. Peshqit- Dita e dashurisë për ju do ketë edhe një inspirim për një ngritje në detyrë apo karrierë duke treguar anën tuaj të fortë joshëse. Mund t’ju flirtoj punëdhënësi apo eprori juaj./Meri Shehu