Dashi
Do të ndiheni këtë javë më energjikë se kurrë, të gatshëm për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të realizuar objektivat tuaja. Marsi i kthyer nga shenja juaj do t’ju ofrojë mundësi, që nuk duhet të lini t’ju shpëtojnë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më me fat të javës, ndërkohë që në fundjavë do t’ju duhet të bëni kujdes. Tregohuni të sinqertë dhe sqaroni të gjitha çështjet e mbetura pezull.
Demi
Marsi në shenjën tuaj do të ndikojë që të ndiheni më energjikë, duke ju mundësuar realizimin e objektivave tuaja. Në aspektin profesional, do t’ju duhet të kapërceni një pengesë, kurse në aspektin sentimental do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Venusi në shenjën tuaj favorizon njohjet e reja, por kujdes të mos tregoheni të nxituar. Duhet të kuptoni nëse partneri juaj i përgjigjet shpresave tuaja.
Binjakët
Kjo do të jetë një javë me shumë fat për të lindurit e kësaj shenje. Falë Marsit në shenjë, gjërat do të marrin për mirë. Nëse keni ndër mend t’i përkushtoheni një projekti, ky është momenti i duhur për ta bërë. Tani do t’ju jepet mundësia të bëni për vete një person të veçantë për ju. Hëna do të ndikojë për mirë dhe kjo është koha më e përshtatshme për të bërë disa ndryshime në banesën tuaj.
Gaforrja
Gjatë kësaj kohe do të përjetoni një periudhë nervozizmi, pasi Venusi nuk ju favorizon. Do të hasni vështirësi në komunikimin me partnerin. Përpiquni të kuptoni nëse bëhet fjalë për një moment kalimtar apo është një problem që vazhdon prej kohësh. Mbase do t’ju duhet të kërkoni më shumë siguri prej tij. Për fat, për beqarët, situata parashikohet më e mirë. Një person i shenjës së Peshores do të jetë një prani pozitive për ju.
Luani
Prania e Venusit, Saturnit dhe Plutonit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë t’i shikoni gjërat me qartësi. Do të bënit mirë të përballeshit me partnerin, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për të dy. Ju jeni nga ata njerëz që nuk heqin dorë kurrë nga ambiciet e tyre. Besojini instinktit, që zakonisht nuk ju lë kurrë në baltë.
Virgjëresha
Java do të fillojë e mbarë, sepse yjet do t’i keni në anën tuaj. Pritet që të merrni lajme të mira. Të martën dhe të mërkurën mund të përjetoni një gjendje nervozizmi. Do të mund t’i afroheni një personi, që e pëlqeni shumë. Këto ditë do të dalë në pah ana juaj më romantike. Kjo periudhë mund të përkojë me një pikë kthimi në aspektin profesional.
Peshorja
Më në fund Marsin nuk do ta keni kundërshtar. Tashmë që rrugën e keni të lirë nga pengesat, mund të ndiheni të qetë. Edhe në punë do të përjetoni çaste të këndshme, por bëni kujdes, sepse mes jush dhe partnerit do të ketë momente tensioni. Mos u druani të sqaroheni me të dhe për fat në këtë aspekt Venusi do t’ju favorizojë. Në fundjavë do të përjetoni emocione të bukura.
Akrepi
Marsi nuk do t’ju favorizojë përgjatë këtyre ditëve, prandaj do të ndiheni më të lodhur se zakonisht. Në punë do të hasni pengesa dhe në disa raste do të ndiheni të pafuqishëm për të reaguar. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, sepse kjo mund të ndikojë në aspektin profesional dhe sentimental. Pasioni me të cilin i bëni gjërat, ju bën të dukeni tërheqës në sytë e të tjerëve.
Shigjetari
Hënën nuk do ta keni aleate, prandaj diçka mund të mos shkojë ashtu siç dëshironi. Por, falë favorizimit të Mërkurit, do të arrini ta gjeni një rrugëzgjidhje. Mos u acaroni kur të jeni në praninë e partnerit, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj. Pritet që të merrni lajme të shkëlqyera në aspektin profesional. Për beqarët parashikohen të reja interesante…
Bricjapi
Gjërat në përgjithësi duket se do të ecin mirë në aspektin e ndjenjave. Për beqarët parashikohen takime të reja. Prania e Venusit dhe Plutonit në shenjën tuaj, do t’ju bëjnë të ndërgjegjësoheni për gjithçka që ka lidhje me dashurinë. Do të ndiheni të shpërblyer dhe më energjikë se zakonisht. Ndoshta do të përballeni me një problem të papritur, sidomos në fundjavë.
Ujori
Një dashuri e së shkuarës mund të bëhet sërish pjesë e jetës suaj, duke ju bërë të ndiheni melankolikë. Nëse keni lënë çështje të mbetura pezull, përpiquni që t’i zgjidhni sa më shpejt në mënyrë që të vazhdoni me jetën tuaj. Gjithsesi nuk do të mungojnë takimet interesante. Do t’ju jepen shumë mundësi të mira dhe do të keni ndryshime të shumta në jetën tuaj, të cilat nuk duhet t’ju trembin.
Peshqit
Mund të flisni në mirëbesim me një person të dashur gjatë këtyre ditëve. Perspektiva të reja do të shpalosen përpara jush, por është e rëndësishme që të rrethoheni nga njerëz që ju mbështesin. Në aspektin sentimental duket se gjithçka do të vazhdojë qetësisht. Falë pranisë së Venusit në shenjë, e ardhmja parashikohet shumë e mirë. Pritet edhe që të merrni një surprizë të bukur.