Duke filluar nga mbrëmja e sotme, një tjetër planet do të zërë ‘’rrënjë’’ në shenjën e Dashit, për të sjellë më pas ndryshime madhore për të gjitha shenjat e horoskopit. Venusi, planeti i dashurisë dhe diplomacisë, ka supriza për ju, le t’i zbulojmë nga afër.
DASHI: Pas një periudhe të vështirë në çift, karakterizuar nga mungesa e komunikimit dhe xhelozitë e kota, gjërat për të lindurit në shenjën e Dashit do të përmirësohen ndjeshëm. Do të jeni më të qetë!
DEMI: Demi duhet t’i kushtonë më shumë rëndësi vetes. Mësoni të jetoni në paqe me defektet tuaja pasi askush nuk ka lindur i përsosur. Keni mbështetjen e njeriut të zemrës në çdo kohë.
BINJAKËT: Venusi u këshillon të gjithë Binjakëve të kenë kujdes me atë që nxjerrin nga goja. Kini kujdes kur flisni me partnerin, një fjalë e thënë në inat e sipër, mund t’ju kushtojë shtrenjtë.
GAFORRJA: Gaforrja është një ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit, ndaj bëni mirë të mbani nën kontroll emocionet, pasi Venusi mund t’ju prishë shumë plane. Fundi i prillit parashikohet të sjellë disa trazira në martesë ose lidhje. Bëni mirë të përgatiteni.
LUANI: Pas Dashit, Luani është shenja e dytë më e përkëdhelur nga Venusi. Marrëdhënia në çift është në fazën e saj më të mirë, aq sa shumë shpejt mund të finalizohet në martesë ose bashkëjetesë, ose plane për t’u bërë me fëmijë.
VIRGJËRESHA: Virgjëresha duhet t’u kushtojë shumë rëndësi financave dhe të llogarisë mirë të gjitha shpenzimet, pasi mund të ngelni trokë. Kujdes kur merrni borxhe tek partneri.
PESHORJA: Keni nevojë urgjente për të ndryshuar pamjen e jashtme, ndaj shfrytëzoni momentin. Energjia kozmike e Venusit do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura. Ndoshta ky ndryshim do ta rizgjojë.
AKREPI: Edhe pse nuk doni ta pranoni, duhet të kuptoni që nuk mund të zgjidhni vetëm gjithçka. Partneri nuk është aty vetëm si zbukurim, por edhe për t’ju zgjatur dorën kur keni nevojë.
SHIGJETARI: Ky është çasti i volitshëm për të nisur një udhëtim dhe reflektuar çfarë doni të bëni në të ardhmen. Shëndeti, financat, dashuria dhe marrëdhëniet shoqërore shkojnë më mirë, se kurrë më parë.
BRICJAPI: Thojini MJAFT çdo impenjimi, dhe filloi të shijoni jetën pak e nga pak. I dashuri, e dashura juaj po lodhet duke qenë gjithmonë bishti i kavallit.
UJORI: Të lindurit në shenjën e Ujorit, po kalojnë një periudhë shumë të qetë,por keni nevojë stimuj të rinj.
PESHQIT: Edhe Peshqit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi mënyra si komunikoni me partnerin mund t’ju çojë drejt ndarjes. Merreni shtruar dhe mos lejoni t’ju mposhtin nervozizmi dhe inati.