Disa ditë më parë, mbarë globi u trondit nga vdekja tragjike e legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjecare, Gianna.Edhe pse fansat e vajtuan mjaft basketbollistin e madh, peshën kryesore të kësaj humbjeje padyshim e ndjen familja e tij.Dy motrat e Kobe-s, Sharia dhe Shaya kanë folur për herë të parë që nga humbja e vëllait të tyre.Ato e bënë këtë një ditë pasi e shoqja e tij, Vanessa, vendosi më në fund të thyente heshtjen.
“Jemi të shkatërruara nga humbja e vëllait dhe mbesës tonë. Jetët tona ndryshuan përgjithmonë, ato nuk do të jenë më kurrë njësoj”, kanë shkruar dy motrat, që falenderuan më tej në mesazh të gjithë dashamirësit të cilët i kanë përcjellë lutjet e tyre, kanë telefonuar e kanë dërguar mesazhe.