Milan humbi në derbin ndaj Interit me rezultatin 4-2. Padyshim që ky ishte një rezultat zhgënjyes pasi kuqezinjtë po udhëhiqnin sfidën me rezultatin 2-0.

Zhgënjimin për humbjen ndaj zikaltërve nuk e ka fshehur as Zlatan Ibrahimovic, i cili pas ndeshjes u shfaq shumë i mërzitur.

Ditën e sotme sulmuesit suedez i është dhënë çmimi “Tapiro d’Oro” nga emisioni “Striscia la Notizia”. Ky çmim u jepet njerëzve të famshëm, të cilët kanë kaluar një javë të keqe.

Megjithatë, Ibra e mori me sportivitet dhënien e këtij çmimi dhe u shpreh se kur humbisni një ndeshje është normale që të jeni të zemëruar.

“Nëse nuk e fitoni ndeshjen është normale të zemëroheni,” tha Ibra.

“Kam shumë pasion për futbollin dhe kam dashur të luaj në Itali. Jam mirë këtu. Ndeshjen tjetër do të bëhet më mirë”, deklaroi Zlatan.