Këngëtarja e njohur Enca është duke kaluar ditët më të vështira! Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije ndarjen e parakohshme nga jeta të të atit të saj, Sokol Haxhia. Ai ka ndërruar jetë në një moshë të re ditën e dielë dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Lidhur me lajmin e hidhur, Enca nuk ka reaguar ende, megjithatë një video që ka publikuar pak orë më parë në Instagram na rrëqethi mishin. Nga ballkoni, ajo ka filmuar qiellin e kuq dhe në sfond ka vendosur një baladë të ndjerë. Këngëtarja ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me babain e saj dhe ajo shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale. Enca nuk harronte që asnjëherë t’i bënte urime për ditëlindje dhe ashtu si çdo vajzë i ati ka qenë pika e saj më e dobët.