Në Top Channel sot u has një temë shumë e pazakontë. Gjatë rubrikës “Përputhen” në “E Diell”, u transmetua biseda e një prej konkurrentëve, i cili quhet Alban.
Olti Curri ka bërë publikë mesazhet, ku duket se djali i kishte shkruar një vajze, e cila kërkonte një mashkull për të kryer marrëdhënie seksuale, ngaqë donte të kishte një fëmijë.
Në mesazh, ajo ofronte 30,000 paundë . Albani kontaktoi me të, duke i ofruar që të bënin bashkë fëmijë dhe kjo ka shkaktuar një debat të madh në studio. Për më tepër, shihni emisionin. /tch