Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo publikoi foto të dy fëmijëve dhe zbuloi emrin e djalit që erdhi në jetë. Elisa i vendosi emrin Kren dhe ditën e sotme ka zbuluar kuptimin e veçantë të tij.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ka treguar se ajo ka bërë një lidhje midis dy emrave të fëmijëve, Nalta që është vajza e madhe dhe Kren djali. “Kren dhe Nalta janë dy emra që kanë kuptim në shqip. Janë të shkurtër dhe duket sikur kanë kuptim “Krenalt” krye lartë”, shprehet Elisa.