Barcelona nuk duket e interesuar për Philippe Coutinho, që pritet të rikthehet në verë nga huazimi te Bayern Munich. Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, për të lehtësuar shitjen me titull përfundimtar të brazilianit, klubi blaugrana është i gatshëm të ulë në mënyrë drastike klauzolën e transferimit.
Nga 120 milionë që është fiksuar klauzola aktuale, në vetëm 80 milionë. Ish-futbollisti i Inter dhe Liverpool, mësohet të ketë shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar në Gjermani, ndërkohë që përflitet edhe për rikthimin në Angli, ose Itali.