Ilir Meta u shpreh se në datë 2 mars do të zbresë në fushën e betejës, prandaj fton qytetarët që t’i bashkohen në shesh kundër qeverisë.

Por i pyetur nga Ilir Babaramo se cfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, Ilir Meta dha këtë përgjigje:

“Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre, presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupi puçist.

Populli shqiptar nëse është mirë dhe mendon se presidenti nuk është në rregull, të vijojë të rrijë në shtëpi dhe durojë thundrën e një pushteti shtypës.

Edhe më të larta do të jenë padrejtësitë, do të vdesin njerëzit, do të vr asin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri, apo si të tjerët që nuk kanë paguar energjitë për kaq apo aq muaj“.

I pyetur nëse do ketë akte dh une, Meta tha:

“Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhu nojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar ‘Rama-formën’. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë”.