Ilir Meta ka sul muar sërish ambasadorët e akredituar në Tiranë. Presidenti dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, duke u shprehur se do të denoncojë provat e reja për grushtin e shtetit që po përgatitet në vend. Kreu i Shtetit tha se pak para konferencës zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Kanadasë në vendin tonë, të cilën e ka informuar për situatën e demokracisë në vend, ndërsa nuk la pa shigjetuar kolegët e saj, të akredituar më parë në vendin tonë.
“Isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë, e cila ishte e interesuar për demokracinë në Shqipëri. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of law’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thashë të takojë gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu dhe sduan të kuptojnë”, u shpreh Meta, ndërsa theksoi se Kanadaja është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.