“Për Kushtetutën, për Shqipërinë!” Janë këto fjalët që zgjedh Presidenti Ilir Meta, për të ndarë një tjetër mesazh mbështetjeje ndaj tij.Ai ndan fjalët e gazetarit Agim Xhafka, i cili thotë se “Nuk dua Metën, por mbështes të vërtetën”.

Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar.Në këtë datë, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit.