Derbi numër 156-të të kryeqytetit pritet të vendos standarde dhe rekorde në historinë e futbollit shqiptar. Shitja e biletave për sfidën e të premtes në stadiumin “Air Albania” mes Tiranës dhe Partizanit po ecën me ritme shumë të larta. ndërkohë që dje u shitën rreth 10 miojë bileta shifra në fund të ditës së sotme ka shkuar në 14 mijë bileta të shituar kur duhen edhe dy ditë nga zhvillimi i sfidës.
Me siguri ky takim do të kalojë derbin e fazës së dytë që u luajt po në Air Albania ku ishin të pranishëm 19 mijë e 32 tifozë. Kjo supersfidë do të luhet të premten në orën 19:00 dhe pritet të jetë përcaktues për fatin e dy skuadrave të cilat synojnë titullin kampion këtë sezon.