Interi merr një lajm shumë të mirë për kapitenin e tij Samir Handanoviç.Portieri slloven do të jetë gati për supersfidën e javës së ardhshme në kampionatin italian kundër Juventusit. “Calciomercato” raporton se 35-vjeçari është drejt rikuperimit të plotë të dëmtimit të dorës dhe ka kaluar pjesën më të vështirë të rehabilitimit.
Ai nuk aktivizohet që nga takimi i 2 shkurtit në kampionatin italian kundër Udinezes. Tashmë trajneri i Interit Antonio Konte mund të qeshë.Kujtojmë që Interi nuk luan sot për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, ku deri tani kanë vdekur 3 persona.