Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë. I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.
Lela: Marrëveshje tjetër me Bashën, si ajo e 17 majit? Rama: Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar. Lela: Zgjedhje të parakohshme? Rama: Unë jam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin.