Më 17 shkurt, në Çikago, do të zhvillohet mbrëmja e madhe e “All Star Game” në NBA, që këtë vit do t’i dedikohet legjendës Kobe Bryant, që hu mbi je tën pak ditë më parë pas një aksidenti me helikopter. Por cilët do të jenë basketbollistët që do të luajnë në këtë natë magjikeve të yjeve të basketbollit amerikan? Kapitenët e dy skuadrave janë LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo, më të votuarit në Konferencat përkatëse. Më 6 shkurt, në një “draft” që do të zhvillohet “live”, dy kapitenët do të zgjedhin lojtarët që do të kenë në ekipet e tyre.
Fillimisht do të zgjidhen titullarët dhe në listë janë 8 basketbollistë: Anthony Davis, Luka Doncic, Jeol Embiid, James Harden, Kawhi Leonard, Pascal Siakam, Kemba Walker dhe Trae Young. Më pas do të zgjidhen lojtarët rezervë, që do të vijnë nga lista tjetër e basketbollistëve më të votuar: Bam Adebayo, Jimmy Butler, Rody Gobert, Brandon Ingram, Nikola Jokic, Damian Lillard, Kyle Lowry, Khris Middleton, Donovan Mitchell, Chris Paul, Domantas Sabonis, Ben Simmons, Jayson Tatum dhe Russell Westbrook.