Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, njoftuan disa javë më parë largimin nga pallati mbretëror, duke humbur kështu titujt e tyre Çifti nisi jetën e re në Kanada, së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison dhe burimet kanë treguar se Meghan është më e lumtur se kurrë nga ky vendim. Duka dhe dukesha janë duke përfunduar detyrat e tyre të fundit mbretërore, përpara largimit përfundimtar.
Burime për “Us Weekly” kanë treguar se çifti do të heqë dorë përfundimisht nga rolet e tyre në datën 31 mars të këtij viti. Më parë, Meghan dhe Harry do të zhvillojnë disa evente që janë të përfshira në axhendën e tyre. Ata do të takojnë Bon Jovi-n më 28 shkurt, ditën e shërbimit të ‘Comonwealth’. Siç u mësua më herët, mbretëresha i ndaloi Meghan dhe Harry-n të përdorin titullin “çifti mbretëror” për përfitimet e tyre në bizneset e ardhshme. Meghan i ka thënë rrethit të saj të brendshëm se suksesi i tyre është i pashmangshëm me ose pa emrin e tyre aktual të markës.