Muaji i lindjes mund të përcaktojë karakteristikat e një personi dhe sjelljen e tij. Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë se çfarë i dallon nga të tjerët njerëzit që kanë lindur në mars… Janë të sinqertë- Njerëzit e lindur në mars janë shumë të guximshëm. Ndershmëria është shumë e rëndësishme për ta. Ata do të preferojnë të tregojnë një të vërtetë të hidhur sesa një gënjeshtër të ëmbël. Janë të ndershëm- Ata njihen për ndershmërinë e tyre. Gjithmonë ndjekin rregullat e tyre dhe kurrë nuk kopjojnë atë që bëjnë të tjerët. Kjo i bën ata kaq unike. Ata janë të sigurt për veten e tyre. Gjithashtu ata tentojnë të mësojnë nga gabimet dhe përvojat e tyre. Janë misteriozë- Ata nuk duan të flasin hapur për ndjenjat e tyre. Janë shumë të ndershëm, por jo aq të guximshëm. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e vështirë të kuptohet ose të dihet se çfarë mendojnë.
Janë të suksesshëm- Njerëzit e lindur në mars kanë një imagjinatë të madhe. Ata kanë shumë ide dhe mendime emocionuese. Ata janë të suksesshëm në çdo fushë. Edhe pse kjo aftësi nuk do të shihet që nga lindja. Janë unikë- Origjinalë dhe kreativë që nga lindja. Ata janë shumë të pavarur. Njerëzit kurrë nuk mërziten me ta. Gjithkush pëlqen të jetë afër tyre dhe madje duan të jenë si ata. Janë besnikë- Ata janë shumë besnikë, të vëmendshëm dhe të përkushtuar. Prandaj shpesh konsiderohen si partner ideal për një marrëdhënie. Njerëzit mund t’ju besojnë.
Janë bujarë- Njerëzit e lindur këtë muaj nuk e dinë se çfarë është egoizmi. Ata besojnë se veprimet e njerëzve mund të ndryshojnë botën. Janë të fortë- Ata janë emocionalisht të fortë. Janë në gjendje të kontrollojnë emocionet e tyre pa marrë parasysh situatën. Edhe njerëzit e lindur në mars janë tepër romantikë. Jetojnë të tashmen- Ata nuk pëlqejnë të nxitojnë. Kjo i ndihmon të vlerësojnë atë që po ndodh tani. Ata gjithmonë analizojnë gjithçka para se të veprojnë ose të marrin vendime.