Me vendim të Këshillit Bashkiak, çiftet që do të bëhen prindër për herë të parë nuk do të marrin bonusin 5 mijë lekësh. Për çdo bebe të porsalindur, bashkia e Tiranës nuk do të jap më 5000 lekë, por një shportë me produkte për foshnje. Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto si do duket shporta dhe produktet që ajo do të përmbajë.
“Bashkia e Tiranës do t’i dhurojë çdo bebushi të lindur në Tiranë një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re”, shkruan Veliaj.