Dy moderatorët që na shoqërojnë çdo mëngjes me emisionin “Wake up”, Ori dhe Isli prej kohësh janë përfolur për një lidhje.
Dyshja deri më sot kishte preferuar të mos i komentonte këto thashetheme. Por Isli i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Orin.
“Ori ashtu siç duket në ekran, ashtu edhe është në të vërtetë, është komode, është e qeshur…”, tha Isli dhe theksoi: “Është mikeshë shumë e mirë”.
“Ndër personat e parë që shoh në mëngjes është Ori dhe jam me fat se kam ç’të shoh”, u shpreh Isli.