Ish-futbollisti i Apollonisë, Kastriot Tajari e ka kaluar ndryshe këtë të dielë, madje duke dhënë edhe spektakël për mediat.

I gjendur në fundjavë në Pogradec, ish-sportisti ka udhëtuar nga Fieri për të sfiduar temperaturat e ulta të shkurtit të këtij viti, dhe në këtë ditë me diell, është larë në Liqenin e Pogradecit.

Ky gjest, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve lokalë të Pogradecit, teksa ishin duke bërë kronikën e radhës për turistët e shtuar të fundjavës, raporton Sot7 tv.

Ai pohon përpara kamerave se është larë në ujrat e Liqenit të Pogradecit edhe kur temperaturat kanë qenë -16 gradë celcius.

“Vij rregullisht në Dimër në Pogradec. Vij e lahem për hobi. Ndërsa fundjavave shkoj shpesh në Vlorë dhe lahem. Më pelqen edhe syri I Kaltër. Kam një mesazh për të rinjtë. Të merren me aktivitet sportiv. Të gjithë qytetarëve ua sugjeroj Pogradecin” thotë ish-futbollisti fierak, raporton newsb omb.al