Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte ‘Jo’ Shqipërisë për negociatat. Ai theksoi se pavarësisht zhgënjimit, të gjithë duhet të punojnë për të vijuar rrugën drejt integrimit të vendit në BE. Teksa u ndal tek tërmeti i 26 nëntorit, Sassoli tha se BE u tregua e gatshme që të ndihmonte vendin në rast tragjedie.
“Mik i dashur faleminderit për mikpritjen. Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje. BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s’do rresht kurrë. Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit. Çështja e dytë ka të bëjë me tema të solidaritetit dhe sigurisë. Shoqëritë tona u kërkojnë institucioneve vigjilencë dhe nisma.”, tha Sassoli.