Jonida Vokshi është shtatzënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur ajo vetë. Teksa ishte ulur në karrigen e jurisë së “Top Talent” ajo tregoi se tashmë do të jepen 5 vota, pasi ajo përfaqëson 2 persona. Moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe barkun e rrumbullakosur është përpjekur që ta fshehë duke mos na i zbuluar. Megjithatë, në një foto të publikuar pak më parë ajo ka dalë hapur. Në foto moderatorja shfaqet mjaft e ëmbël teksa pozon në dëborë e veshur me një kostum sportiv. Sigurisht vëmendjen e të gjithëve e mori barku i saj, i cili tani është mjaft i dukshëm. Edhe dy ditë më parë ajo publikoi një foto ku dukej e gjitha nga koka tek këmbët, por ishte kijdesur që barkun të mos e ekspozonte shumë.