Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ishte i pranishëm sonte në stadiumin e Bayern Munchen “Allianz Arena”.
Tekniku portugez u spikat nga kamerat e mediave të huaja, të cilat përhapën menjëherë lajmin se Mourinho ndodhej në “fortesën” e kampionëve të Gjermanisë, të cilët po luanin ndaj Leipzig
Arsyeja ka të bëjë me faktin se Tottenham do të përballet pas 10 ditësh me Leipzig në kuadër të raundit 1/16 të Ligës së Kampioneve.
Duke shfrytëzuar ndërprerjen e parë të dimrit të kampionatit anglez, Mourinho fluturoi drejt Gjermanisë për të parë paraqitjen e kundërshtarit të ardhshëm në Ligën e Kampioneve.