Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës, Julinda Dhame gjithmonë me flokët e kuqe që i karakterizon, ka çuditur ditën e sotme e ftuar në Report Tv.Ajo ka ndryshuar tërësisht, nga flokët me kaçurrela të gjata e të kuqe ajo ka preferuar që t’i mbajë të shkurtra dhe bjondë.
“Eci shpesh në këmbë dhe njerëzit nuk më njohën në krahasim se si kam qenë”, është shprehur ajo.E ftuar për të promovuar ndryshimin e Tiranës në festën e 100 vjetorit si Kryeqytet, ajo ka promovuar edhe ndryshimin e look-ut të saj.