Juventusi rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur në shtëpi Brescian me rezultatin e pastër 2-0.
Bardhezinjtë e kanë pasur të vështirë për të zhbllokuar sfidën. Ishte Dybala ai që gjeti rrugën e rrjetës me një goditje dënimi, në minutën e 38-të, pas një faulli që shkaktoi Aye dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë Cuadrado shënoi golin sigurisë, pasi një asisti të bukur të Matuidi.
Kështu, Juventusi shkon në kuotën e 57 pikëve, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio që do të ndeshen mes tyre sot në mbrëmje.
Ndërkaq, në ndeshjet e tjera Fiorentina ka shkatërruar me rezultatin 1-5 Sampdorian në transfertë, ndërsa Parma ka mundur Sasuolon, 0-1.