Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Brescias, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Torino.
Paulo Dybala realizoi për 1:0 në minutën e 39-të, pas një goditjeje fantastike nga gjuajtja e lirë, raporton Gazeta Express.
Brescia është duke luajtur me një lojtar më pak pas përjashtimit me dy kartonë të verdhë të Florian Aye.