Juventus dhe Allianz së bashku deri në vitin 2030. Klubi bardhezi ka rinovuar kontratën e sponsorizimit me kolosin e siguracioneve, që do të derdhë në arkat e “Zonjës së Vjetër” 103,1 milionë euro, një shumë më e madhe nga ç’ishte parashikuar në marrëveshjen e mëparshme, që skadonte në vitin 2023.
Objekt i partneritetit është dallimi i markës në uniformat e stërvitjes së skuadrës së parë dhe disa sponsorizime që lidhen me sektorin e femrave. Sigurisht që më kryesorja lidhet me të drejtat e emrit të stadiumit, që do të vijojë të quhet “Allianz Stadium”.